I impononin blerje klubit, në pranga 30 mafiozë. I përfshirë edhe trajneri i Seria A

Policia italiane, përmes një operacioni kundër mafias në qytetin jugor, Foxha, ka arrestuar mbi 30 persona: u ndërmor mesnatën e së premtes dhe janë synuar organizatat Moreti-Pelegrino-Lanca e Sinesi-Frankavila.

Kjo gjatë periudhës kur skuadra militonte në Lega Pro (Seria C italiane). Nga disa përgjime telefonike, ku përmendet edhe emri i trajnerit De Zerbi (sot në stolin e Sasuolos në Serinë A) dhe ishdrejtorit sportiv, Di Bari, del se anëtarë të “Società Foggiana” (organizatë kriminale e njohur në zonë) u kanë vendosur këtyre të fundit si detyrim firmosjen e kontratës me elementë (Pompilo e Bruno janë emrat) pranë klanit, edhe pse pa aftësi sportive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here