Juventus nuk ngopet me pak, Biankonerët marrin tre pikë në Artemio Franchi (VIDEO)

Juventusi luan një tjetër kampionat dhe vijon të vrapojë drejti titullit të 9 kampion radhazi në Serinë A, teksa regjistroi sot fitoren e 13, në 14 takime sezonale.

Bardhezinjtë u imponuan me rezultatin 0-3 në transfertën e vështirë të “Artemio Franchit”, ndaj Fiorentinës, por që djemtë e Allegrit e bënë të dukej ndeshje normale.

Rodrigo Bentancour zhbllokoi sfidën në minutën e 30, falë një inkursioni personal, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Chiellini dhe Ronaldo me 11-metërsh, për të vënë në kasafortë fitoren.

Cristiano Ronaldo është lojtari i parë që pas sezonit 1957/58 që shënon të paktën 10 gola në 14 javët e para të Serie A.

Me këtë fitore, bardhezinjtë mbeten në krye, por tashmë në kuotën e 40 pikëve, plot 11 më tepër se Napoli i vendit të dytë, ndërsa Fiorentina mban vendin e 10, me 18 pikë të grumbulluara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here