MJESHTËRI: Iniesta me një gol fantastik i jep fund sezonit në Japoni (VIDEO)

Andres Iniesta po vazhdon shkëlqimin e tij në kampionatin japonez me skuadrën Vissel Kobe.

Vissel Kobe ka shënuar fitore në javën e fundit të kampionatit japonez, J-League.

Ata mposhtën në shtëpi skuadrën e Vegalta Sendai me rezultat të ngushtë 3-2.

Në këtë ndeshje shenj la edhe ylli i madh spanjoll, Andres Iniesta, i cili shënoi një gol të bukur.

Goli i Iniestas erdhi në minutën e 53-të pas disa pasimeve të mira me bashkëlojtarin e tij Kyogo Furuhashi.

Ky gol ishte i epërsisë 2-0 dhe tregoi klasin e përhershëm të Iniestas.

Kështu, Vissel Kobe mbyll kampionatin në vendin e 10-të me 45 pikë, ndërsa Iniesta për gjysëm e sezonit sa luajti shënoi tri gola dhe bëri tri asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here