PROBLEME PËR RONALDON: Portugezi e ka pranuar se e ka dhunuar Mayorgan

E përditshmja gjermane Der Spiegel ka sulmuar përsëri Cristiano Ronaldon.

E përditshmja gjermane ishte ajo që publikoi e para lajmin për dhunimin e Kathryn Mayorgës nga Ronaldo, ndërsa tani Der Spiegel e ka sulmuar përsëri portugezin.

Spiegel ka publikuar një dokument, të cilin Ronaldo ia ka dërguar advokatëve të tij. Portugezi në atë dokument e ka pranuar se Mayorga ka kërkuar nga ai që të ndalojë, por ai nuk ka ndaluar dhe në fund i ka kërkuar falje.

“Më tha se ishte e pa përgatitur, pasiqë sapo ishim njoftuar, mirëpo vazhdonte të më prekte. Ajo ishte e shtrirë në shtrat dhe më fliste se nuk dëshiron, por me lëvizjet e saj më jepte sinjal se dëshironte seks. Në fund më tha: Ti më sforcove, unë nuk jam si të tjerat. Në fund i kërkova falje”, shkruan në dokumentin e Ronaldos.

Ky dokument mund të jetë një rikthesë e madhe në rastim Ronaldo-Mayorga.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here