SHOK PËR RIVER: Kapiteni i tyre e ka të ndaluar hyrjen në Spanjë

Ndeshja e kthimit të finales së Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors do të luhet në Santiago Bernabeo me 9-të dhjetor.

Ndeshja kthyese ishte planifikuar për datën 23 nëntor, por pas sulmit ndaj lojtarëve të Bocas, finalja do të zhvillohet në Madrid.

Kërkesa për bileta është e madhe dhe thuhet se organizatorët kanë marrë 150.000 kërkesa.

River përveç lajmit se nuk do të luaj para tifozëve të vet, ka marrë një tjetër lajm të keq. Kapiteni Leo Ponzio mund të mungojë në finale.

Ponzio është i akuzuar për trukim të ndeshjeve gjatë kohës që luante te Zaragoza.

Ponzio është nën hetim dhe ka gjasa që të mos udhëtojë drejt Spanjës, pasiqë mund të përfundojë nën pranga.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here