Spalletti komenton deklaratat e babait të Martinez në Twitter

Luciano Spalletti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes me Romën që do të luhet të dielën në mbrëmje, duke folur për gjendjen aktuale të zikaltërve, që vijnë pas humbjes ndaj Tottenhamit në Champions.

“E kemi riparë atë ndeshje dhe kemi analizuar detajet që mund të bënim më mirë, por tani duam ta lëmë pas atë takim dhe të përqendrohemi te transferta në Romë. Skuadra është gati për t’u rikthyer te loja e bukur dhe fitorja”, tha tekniku zikaltër.

Gjatë ndeshjes së Tottenhamit, një publikim në Twitter i babait të Lautaro Martinezit, që ankohej për mungesën e aktivizimit të të birit, prishi humorin e trajnerit zikaltër, por vetë Spalletti dha shpjegimin e tij për këtë ngjarje.

“Nga familja Martinez, njoh vetëm Lautaron dhe ende nuk di me siguri nëse i ka thënë babai i tij ato fjalë apo jo. Gjithsesi mund të them se deklarata të tilla dëmtojnë klubin dhe vetë lojtarin, jo mua. Unë drejtoj prej vitesh dhe i vë kapak kësaj situate, por sikleti do jetë mbi Luataron, kur stërvitet me shokët e skuadrës. Ai e di mirë se vetëm me punë mund të marrë atë që kërkon”, tha tekniku zikaltër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here