Challandes flet pas hedhjes së shortit: Kualifikimi nuk është i pamundur, duhet të ëndërrojmë

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka komentuar grupin e Përfaqësueses së Kosovës për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020.

Dardanët u renditën në Grupin A së bashku me Anglinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Republikën e Çekisë.

Challandes në një prononcim për FFK-në beson se kalimi i grupit është i mundur pasi Kosova ka të gjitha kualitet për ta ëndërruar një gjë të tillë.

Nuk është një grup i lehtë, ne jemi Kosova dhe nuk duhet të mendojmë se është një grup i lehtë”.

“Por, nuk është as edhe grup i pamundur. Ne luajmë ndaj Anglisë, një skuadër e mirë dhe e fortë, por të tjerat janë të mundura. Ne duhet të bëjmë paraqitje të mirë, kam besim te skuadra ime”.

“Kjo gjithashtu është një përgatitje e mirë edhe për ndeshjen ndaj Maqedonisë”.

“Kjo është një garë, ne duhet ta mendojmë kualifikimin nga grupi si të mundur, kështu ishte edhe në Ligën e Komeve”.

“Nëse nuk arrijmë, ne kemi një tjetër mundësi, por Kosova mund të tregojë kualitetet dhe është e mundur të ëndërrojmë edhe një herë”, ka thënë Challandes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here