Chelsea dhe United në garë për yllin e Porto

Disa ditë më parë mediat portugeze lansuan një lajm se, Manchester United ka filluar bisedimet për transferimin e yllit të Porto-s, Eder Militao.

Mirëpo sipas raportimeve të fundit, në garë për Militaon është futur edhe Chelsea.

Porto për shërbimet e Militao kërkon 50-të milionë euro, ndërsa traineri i Bluve, Sarri është i magjepsur nga paraqitjet e tij dhe e dëshiron atë në Stamford Bridge.

Militao është qendër mbrojtës, ndërsa mund të luaj edhe si mesfushor defanziv dhe për këtë shkak interesimi i United për të është i madh.

Mbetet ta shohim se cili nga gjigantët anglez do t’i sigurojë shërbimet e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here