Pique dhe i riu Aleyna i japin fitoren Barcelonës ndaj Villareal (VIDEO)

Një gol i Pique në minutën e 36-të dhe një i Alena në të 87-ën i kanë dhënë Barcelona-s një fitore 2-0 ndaj Villarreal-it mbrëmjen e sotme në “Camp Nou”.

Skuadra e Ernesto Valverde është kthyer te suksesi në La Laiga pas një humbje dhe një barazimi të marrë në dy ndeshjet e mëparshme.

Këto tri pikë i kanë dhënë mundësinë kampionëve në fuqi të Spanjës të rimarrin përkohësisht kreun e La Liga-s.

Në fakt, Messi me shokë janë në vendin e parë me 28 pikë, dy më shumë se Sevilla e vendit të dytë, por andaluzët do të zbresin në fushë pas pak minutash për t’u ndeshur me Alaves në transfertë.

Kjo ka qenë ndeshja numër 50 e mbrojtësit Semedo me Barcelona-n, me këta të fundit që do të duhet të derdhin 5 milionë euro në arkat e Benfica-s.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve, spanjollët do të duhet të paguajnë 5 milionë euro për çdo 50 ndeshje që mbrojtësi portugez do të luaj me katalanasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here