Milan heq dorë nga Fabregas, Rosonerët nisen drejt yllit të Dortmund

Milani duket se ka hequr dorë nga Cesc Fabregas, pas komenteve të Maurizio Sarrit se e dëshiron qëndrimin e spanjollit në Stamford Bridge.

Mirëpo Rosonerët duket se kanë gjetur menjëherë shënjestrën e rradhës për vijën e mesfushës.

Sipas informacioneve të fundit, Milani është duke monitoruar yllin e Dortmund, Julian Weigl.

Leonardo dhe Maldini janë të interesuar për shërbimet e 23-vjeçarit i cili ka kontratë me Milionerët deri në vitin 2021.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here