Barcelona për shopping te Juventusi, gati oferta për yllin e Biankonerëve

Raportohet se Barcelona ka bërë ofertë në vlerë 60 milionë euro për mesfushorin e Juventusit, Rodrigo Bentancur.

Sipas Corriere dello Sport, Barca janë duke e përcjellë lojtarin tash e një kohë, ndërsa e ka testuar Juven me një ofertë joshëse.

Lëndimet e Sami Khediras dhe Emre Canit, kanë bërë që ai të luajë në shumë ndeshje si startues.

Zonja e Vjetër është duke punuar që ta largojë klauzolën prej 50 për qind që e posedon Boca Juniors.

Në rast shitje, gjysma e parave do t’i shkojnë klubit argjentinas .

Bentacur kishte ardhur nga Boca Juniors te Juventusi në vitin 2017 dhe ky është edicioni i dytë i tij në Itali.

Ai erdhi si pjesë e marrëveshjes kur u largua Carlos Tevez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here