BOMBË: Bayerni fillon epokën e re, gati oferta stratosferike për dyshen e Ajax

Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt janë dy lojtarët më të kërkuar për momentin në evropë.

Dyshja ia ka bërë të ditur lajmin kryesisë së Ajaxit, se do të dëshironin që të largohen nga Amsterdami drejt një klubi të njejtë.

Sot e përditshmja gjermane SportBild, ka lansuar një lajm bombastik duke bërë të ditur se Bayerni ka gati ofertën prej 150 miliona eurove për dyshen e Ajax.

Bavarezët po përgatiten për një epokë të re, pasiqë në fund të sezonit nga Bayerni pritet të largohen Robben, Ribery, Boateng dhe Hummels.

Bayerni dëshiron ta përforcojë mbrojtjen me de Ligt dhe vijën e mesfushës me de Jong.

Gjithashtu Bayerni pritet ta transferojë Benjamin Pavard nga Stuttgart.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here