E KONFIRMUAR: Icardi ishte pranë transferimit te rivalët e Interit

Njeriu i cili tani mban shiritin e kapitenit te Interit, ka qenë shumë pranë transferimit te rivalët e Napolit.

Nuk bëhet fjalë për spekulim të mediave, por lajmin e ka konfirmuar një i afërt i argjentinasit.

Mauro Icardi ka qenë pranë transferimit te Napoli.

“Ishte pranë Napolit. Atëherë Interit nuk kishte lojtarë për ta zëvendësuar dhe mendonin se Napoli nuk do të arrijë në fazën e fundit të bisedimeve. Megjithatë ai ishte shumë pranë transferimit, Napoli ofroi 60 milionë euro”, ka zbuluar Ulysses Savini, bashkëpuntor i afërt me Icardin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here