Zbulohen shifrat që gjigantët evropian i fituan gjatë Botërorit, City dhe Reali në krye të listës

FIFA ka publikuar statistikat e Botërorit të Rusisë, duke përfshirë edhe fitimet që klubet evropiane i kanë fituar gjatë zhvillimit të kompeticionit.

Klubi i cili ka përfituar më së shumti nga Botërori i Rusisë, është Manchester City me 4.4 milionë euro të fituara.

Çdo klub për një lojtarë ka përfituar nga 7500 euro në ditë nga qëndrimi i tyre në Rusi me përfaqësueset.

Në total FIFA ka shpërndarë 190 milionë euro në 416 klube, në 63 vende të ndryshme.

Pas Cityt, më së shumti kanë përfituar Reali i Madridit (4.2 milionë euro) dhe Tottenham (3,7 milionë euro). Pas tyre rradhiten Barcelona (3.6 milionë euro), PSG (3.3 milionë euro) dhe Chelsea (3.3 milionë euro).

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here