Zbulohet plani i Juventus për ta rrëmbyer Chiesa-n nga Marotta dhe Interi

Ardhja e Beppe Marottas te Interi, i ka dhënë epërsi Neroaxurëve në garën për Federico Chiesan.

Sipas Tuttosport, Suning është i gatshëm ta transferojë italianin me çdo kusht në Meazza.

Por mediat italiane kanë zbuluar ofertën joshëse të Juventusit për Federico Chiesa.

Juventusi ka gati planin për ta mposhtur Marottan dhe Interin në garën për Chiesa.

Biankonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Fiorentinës, Marko Pjaca, i cili është i huazuar te Fiorentina dhe para për Chiesan, në mënyrë që ta transferojnë italianin në rradhët e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here