Ancelotti hakmerret ndaj Bayernit, Napoli niset drejt Pavard

Mbrojtësi i Stuttgartit dhe i Francës, Benjamin Pavard e ka gjetur veten në shënjestrën e disa klubeve, pas paraqitjeve të tij fantastike në Botërorin e Rusisë.

Interesim të madh për Pavard kanë shfaqur Bayerni i Munichut dhe Juventusi, ndërsa klauzola e tij është 35 milionë euro.

Bavarezët janë në pole position për të siguruar shërbimet e francezit, por së fundmi në garë është përfshirë edhe Napoli.

Napoletanët nuk po gjejnë ende rrugën e përbashkët me Hysaj, i cili po kërkohet nga Chelsea dhe e shohin Pavard si zëvendësuesin ideal të shqiptarit.

Pavard mund të luaj edhe si qendër mbrojtës dhe kjo rrit edhe më shumë kërkesën për shërbimet e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here