Faulli historik mes Iulianos dhe Ronaldos, Çekarini: Penallti? S’e jepja as me VAR

“VAR-i? Ekzistojnë polemika që duhen zgjidhur: është e nevojshme që sektori i arbitrave të merret me këtë çështje sa më shpejtë”.

Në javën e konflikteve pas Roma-Inter, ish-arbitri Piero Çekarini është kthyer të flasë për episodet kontroverse të lidhura me përdorimin e video-teknologjisë, pa harruar episodin historik (nga ku për fatin e tij të keq ka fituar shumicën e famës) të kontaktit në zonë mes Iulianos e Ronaldos në derbin e Italisë të 20 viteve më parë.

“E kam thënë disa herë: së bashku me telekronistin në atë kohë ndodheshin Kolovati e Kieza, të cilët patën thënë se ishte penallti. Nëse do kisha riparë episodin në monitor? Ronaldo i shkon Iulianos, e kam thënë dhe e përsëris. Nëse mendoni të kundërtën…”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here