Goditje e rëndë për Liverpool: Klopp mbetet pa lojtarin kyç

Joe Gomez pritet që të jetë jashtë formacionit për gjashtë javë pasi ishte konfirmuar se vuan nga një frakturë në këmbë.

Mbrojtësi anglez u lëndua në pjesën e parë të takimit ndaj Burnleyt në Ligën Premier pas ndërhyrjes nga Ben Mee.

Ai u zëvëndësua pas 23 minutash lojë në Turf Moor dhe u desht inkuadrimi i Maximilian Arnold në vend të tij.

Pas kontrolleve të mëtutjeshme nga stafi mjekësor i klubit në Melwood, Liverpooli ka konfirmuar se 21 vjeçari ka frakturë në këmbën e majtë.

Lëndimi pritet ta mbajë atë jashtë për një periudhë të ngjeshur me ndeshje të forta për Liverpoolin, përfshirë sfidën vendimtare ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.

Anësori i shumëanshëm po ashtu do të mungojë ndaj Manchester Unitedit më 16 dhjetor, teksa Liverpooli udhëton edhe te Manchester City më 3 janar për duelin direkt me rivalin për titull.

Liverpooli fitoi me rikthim ndaj Burnleyt me rezultat 3-1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here