SHOKUESE: Interi kishte qenë pranë Ronaldos para se CR7 të transferohej te Manchester United

Cristiano Ronaldo e ka filluar epokën e tij te Juventusi, por sot Tuttosport ka zbuluar se rivalët e Interit kanë qenë shumë pranë transferimit të CR7.

Tuttosport zbulon se Interi kishte qenë pranë transferimit të Ronaldos, para se portugezi të transferohej te Manchester United.

Ish sulmuesi i Interit, Luisito Suarez e kishte parë Ronaldon duke shënuar një gol fantastik për Sporting Lisbonën dhe ia kishte propozuar portugezin kryesisë së Neroaxurëve.

Interi nuk kishte treguar vendosshmëri dhe pas disa kohësh Ronaldo përfundoi te Manchester United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here