Formacionet zyrtare: Juventus-Inter

Juventusi dhe Interi do të përballen nga ora 20:30 në derbin e Italisë në Allianz Arena.

Juventusi nuk ka humbje nga Interi që nga viti 2012 në terenin e vet dhe ka humbur vetëm një ndeshje në shtëpi që nga nëntori i vitit 2017.

Ronaldo nuk mungon në formacion nga fillimi dhe portugezi është vital për Bianconerët pasi ka shënuar 32 për qind të golave të kampionit të italisë.

Ndërkohë, Icardi ka 8 gola për Interin këtë sezon dhe është njeriu kryesor te Nerazzurët.

Te Interi mungojnë Radja Nainggolan dhe Dalbert, kurse Andrea Barzagli mungon te Juventusi, e Bentancur në momentet e fundit është përfshirë në skuadër.

Spalletti ka befasuar me formacionin, duke lënë në stol Stefan De Vrij duke startuar me Mirandan, teksa në mesfushë edhe Vecino mbeti në stol, me Gagliardinin që ka startuar.

Formacioni i Juventusit: Szczesny, Bonucci, Chiellini, De Sciglio, Joao Cancelo, Pjanic, Bentancur, Matuidi, Dybala, Mandzukic, Ronaldo.

Formacioni i Interit: Handanovic, Vrsaljko, Skriniar, Miranda, Asamoah, Gagliardini, Brozovic, J. Mario, Politano, Icardi, Perisic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here