Marotta ka një plan: Transferon dy yje te Interi

Beppe Marotta pas aventurës me Juventusin, pritet që së shpejti ti bashkohet Interit.

Marotta te Interi pritet të krijojë një skuadër që do t’i jap fund dominimit të Juventusit, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar shënjestrat e italianit.

I pari në listën e Marottas është, Sergej Milinkovic Savic, i cili është në shënjestrën e disa gjigantëve evropian.

Mesfushori serb nuk po luan mirë këtë sezon dhe çmimi i tij në treg ka rënë në 80 milionë euro, ndërsa Marotta ka filluar të punojë në transferimin e tij.

I dyti në listën e dëshirave është ylli i Fiorentinës, Federico Chiesa. Mediat italiane raportojnë se Interi është në pole position për shërbimet e italianit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here