Mustafi kërkon që skuadra e Arsenalit të tregohet më e ‘zgjuar’

Manchester United dhe Arsenal kanë barazuar 2:2 në derbin e zhvilluar në ‘Old Trafford’.

Mysafirët arritën që dy herë të kalojnë në epërsi, por nuk arritën të ruajnë rezultatin, me vendasit që reagonin shpejtë për të barazuar rezultatet.

“Mendoj se në pjesën e dytë të ndeshjes të dy skuadrat kërkuan fitoren”, ka deklaruar Mustafi për ndeshjen Manchester United 2:2 Arsenal.

“Ne duhet të tregohemi më të zgjuar, më pak të ndjeshëm ndaj rrezikut dhe të mos pranojmë gol”.

“Në fund, mendoj se kemi bërë mirë të marrim barazim në ‘Old Trafford’, i cili nuk është një vend i lehtë për të fituar. Ne kemi provuar gjithçka për të marrë tre pikë në shtëpi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here