Skandal në Angli: Futbollistët e Arsenalit kanë konsumuar drogë (FOTO)

Skandal i madh nga Anglia!

Yjet e Arsenalit, Lacazette, Aubameyang, Ozil, Genduzi dhe Kolasinac, kanë konsumuar një drogë me emrin hippy crack, e cila shkakton të qeshura të pa kontrolluara.

Ata janë fotografuar në një klub të Londrës në muajin gusht, disa ditë para fillimit të sezonit të ri.

Tabloidi The Sun, ka bërë të ditur se posedon video inçizime ku shihet se si futbollistët e Arsenalit e humbin vetëdijen.

Edhe pse kjo drogë konsiderohet si supstancë e lehtë narkotike, mbi doza mund të shkaktojë sulm në zemër dhe në tru.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here