Chelsea i bashkohet Barcelonës në garën për yllin e Juventus

Pas interesimit nga Barcelona edhe Chelsea është futur në garë për mesfushorin e Juventus, Rodrigo Bentancur.

Bentancur është njëri nga lojtarët kyç te Juventusi, që nga ardhja e tij nga Boca Juniors. Argjentinasi ka shënuar 2 gola në 13 ndeshje të luajtura me Biankonerët.

E përditshmja spanjolle Don Balon, shkruan se pas Barcelonës, në garë për Bentancur është futur edhe Chelsea.

Sipas klauzolës aktuale të Bentancur, paratë e shitjes së tij Juventusi dhe Boca Juniors do t’i ndajnë përgjysmë.

Megjithatë Juventusi nuk dëshiron ta shesë argjentinasin dhe vështirë se Barcelona dhe Chelsea do t’ia arrijnë qëllimit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here