Falcao drejt rikthimit në Atletico Madrid

Lëndimi i sulmuesit Diego Costa ka shtyrë skuadrën që të shikojë opsionet për zëvendësuesin e tij.

Duket se “përgjigjen” e tyre, skuadra nga kryeqyteti i Spanjës e kanë gjetur tek skuadra e Monacos.

“Don Balon” raporton se ata po shqyrtojnë rikthimin e Radamel Falcaos në skuadër.

Skuadra e Diego Simeones si opsion tjetër ka në letër edhe sulmuesin e Celta Vigos, Maxi Gomez.

Gjithashtu, një nga emrat befasi për të kaluar në Atletico, por jo për fazën e sulmit, është ai i James Rodriguez.

Mbetet të shihet nëse dyshja kolumbiane Falcao – Rodriguez do të bashkohen në Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here