Inter mund të përfitojë nga transferimi i Paqueta-s te Milani

Milan-i ka nënshkruar me lojtarin e Flamengo-s, Paqueta, dhe klubi brazilian tani duhet të gjejë një zëvendësues. Sipas “Tuttosport”, ata tashmë i kanë hedhur sytë te një lojtar.

Ai është lojtari i Inter-it, Gabigol, i cili sapo është kthyer te zikaltrit pas huazimit te Santos. Ai mund të jetë zëvendësuesi ideal i Paqueta-s dhe Flamengo mund të paraqesë shumë shpejt një ofertë për klubin milanez.

Brazilianin 22-vjeçar ka realizuar 19 gola dhe ka dhënë një asist në 42 ndeshjet e luajtura me Santos në këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here