Reali mposht me rezultat minimal Huescan, Bale vendimtar (VIDEO)

Real Madrid ka vuajtur, por në fund ka fituar 1-0 në fushën e vështirë të Huesca-s. Era e fortë ka penguar Los Blancos të bënin lojën e tyre, sidomos në pjesën e dytë.

Por Goli i Gareth Bale, i cili është zhbllokuar pas 10 ndeshjeve thatësirë, i ka dhënë fitoren Los Blancos që ngjiten në vend të 4-t. Bale kishte 100 ditë pa shënuar.

Real Madrid bën një start të shkëlqyer duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 8’ të takimit. Ishte Gareth Bale ai që me një goditje fantastike nga brenda zonës ka mposhtur portierin kundërshtar.

 

Ky ishte goli i tij i parë pas 802 minutave thatësirë. Ecuria më negative e karrierës së sulmuesit të Los Blancos ka përfunduar. Gjithsesi, miqtë nuk arrijnë të prodhojnë mundësi të tjera shënimi megjithëse dominojnë ndeshjen. Madje Avila i Huesca-s mund të kishte barazuar, por Courtois ishte në pozicion.

Pas pushimi vendasit krijojnë një tjetër mundësi goli me Malero, por goditja e tij ishte e pasaktë dhe përfundoi jashtë. Real e ka të vështirë të gjejë hapësira në prapavijën kundërshtare dhe bale në minutën e 70’ mund të kishte dyfishuar një nga mundësitë e rralla të Los Blancos, por goditja e tij pritet nga portieri Jovanovic. Vendasit tentojnë të barazojnë rezultatin në minutat e fundit dhe po të kishin qenë më të saktë përpara portës edhe mund të kishin shënuar. Gjithsesi, Real arrin të ruajë avantazhin duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here