River-Boka, më në fund luhet Superklasikja e Libertadores. Ja çfarë duhet të dini

Pas incidenteve të 24 nëntorit (dita që duhej të ishte luajtur finalja e kthimit) dhe shtyrjeve të njëpasnjëshme, më në fund do luhet.

Kështu, pas barazimit 2- 2 të finales së vajtjes në “Bombonera”, luajtur tashmë një muaj më parë, Riveri dhe Boka sfidohen në ndeshjen e kthimit, e cila do të dorëzojë Kupën Libertadores.

Luhet sot në orën 20:30 në “Santiago Bernabeu”. Luhet në një fushë neutrale, pikërisht për shkak të incidenteve që penguan zhvillimin normal të ndeshjes në “Monumental” të Buenos Airesit. Kështu, “Conmebol” vendosi pak ditë më parë ta zhvendoste ndeshjen larg Argjentinës dhe skarcoi hipotezën Doha dhe për arsye logjistike ndeshja që do prodhojë 40 milionë euro, do të luhet në Madrid. Në kaosin e ditëve të fundit, fillimisht Boka refuzoi të luante, duke mos u ndierë e sigurt në “Monumental”, pastaj kërkesa në KAS e “Xeneizes” për fitoren 3-0 në tavolinë, që mori përgjigje negative.

Një nga duelet më të vjetra në botë, 248 ndeshje zyrtare mes dy gjigantëve të Buenos Airesit: Boka Juniors kryeson me 87 fitore ndaj 81 të Riverit dhe 79 barazime, mes të cilëve i fundit më 10 nëntor, në finalen e vajtjes përfunduar 2-2. Edhe në Kupë, Boka është përpara: 10 fitore ndaj 7, plus 8 barazime. Gjashtë titujt për Bokan, që në rast triumfi sot do të arrinte rekordmenen Independiente me 7 trofe. Riveri ka 3 trofe në 5 finale të luajtura, ndërsa “Xeneizes” kanë luajtur 10 herë në finale. Triumfi i fundit i Bokas në 2007 dhe në 8 vite (nga 2000) e ka fituar 4 herë. E fundit e Riverit daton në 2015.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here