BOMBË: Leonardo nis kontaktet me Lotiton, Savic drejt Milanit!

Milani nuk heq dorë nga Sergej Milinkovic-Savic.

Pas tentativave të pasuksesshme të verës së kaluar kuqezinjtë do të provojë përsëri. Drejtori i përgjithshëm i Milanit, braziliani Leonardo ka nisur kontaktet me presidentin e Lazios, Claudio Lotito.

Objektivi i parë i Leonardos është t’i ulë sa më shumë çmimin mesfushorit serb për ta transferuar atë te Milani në verën e ardhshme.

Në këtë sezon Milinkovic-Savic nuk ka bindur aspak me paraqitjet e tij si për t’i treguar Lotitos e Tares se nuk është më i lumtur te Lazio dhe dëshiron transferimin në një tjetër skuadër.

Megjithatë për Milinkovic-Savic interesohet edhe Interi, pa harruar këtu Juventusin kështu që Milani duhet të bëjë kujdes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here