EPOKA GAZIDIS: Milan dhe Inter do të ndërtojnë së bashku një stadium të ri

E përditshmja italiane, Gazetta dello Sport ka lansuar sot një lajm bombastik.

Gazetta dello Sport, ka raportuar se administratori i ri i Milanit, Ivan Gazidis preferon që Milani të ndërtojë një stadium të ri së bashku me rivalët e Interit.

“Rinovimi i San Siros i cili u bë i ditur disa javë më parë, tani është në planin B. Arsyeja për këtë është se gjatë punimeve, stadiumi do të duhet të funkcionojnë me kapacitet të reduktuar në 40.000 vende. Milani po e shqyrton mundësinë e një stadiumi të ri, jo vetëm për vete, por edhe për Interin, Kostoja e stadiumit të ri do të ndahet mes dy klubeve”, ka thënë Gazidis.

Zyrtarët e Milanit dhe Interit do të ulen për të biseduar rreth projektit të ri, ndërsa arsyeja për këtë iniciativë është fakti se një stadium i ri do të kushtonte më pak sesa rinovimi i San Siros.

Nga Interi ende nuk ka asnjë informacion se a pajtohen me një ide të tillë dhe mbetet ta shohim se çfarë do të ndodhë muajve në vijim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here