Galatasaray siguron Europa League pas humbjes me Porton (VIDEO)

E vetmja gjë që kishte mbetur pa u përcaktuar nga Grupi D i Champions League ishte se cila skuadër do të zinte vendin e tretë dhe, për rrjedhojë, do të kualifikohej për në fazën pasardhëse të Europa League mes Galatasaray dhe Lokomotivës së Moskës.

Turqve,të cilët kanë pritur në shtëpi Porto-n, skuadra që siguroi vendin e par ënë grup në javën paraardhëse, u duhej një fitore për të mbrojtur vendin e tretë ose që Lokomotiva e Moskës të mos fitonte në fushën e Schalke.

Takimi i luajtur në Stamboll ka qenë spektakolar nga fillimi deri në fund. Porto ka zhbllokuar ndeshjen me Felipe (17′) dhe ka dyfishuar me Marega-n (42′) para se Feghouli të ngushtonte diferencat për vendasit në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë ka a rdhur goli i tretë i portugezëve që kanë shënuar me Sergio Oliveira në minutën e 57-të. Tetë minuta më pas ka ardhur reagimi i turqve, që kanë shënuar golin e dytë me Derdiyok. Dy minuta më vonë vendasit kanë patur një rast të artë për të barazuar, por penalltia e Feghouli është ndalur nga traversa, teksa rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund.

Fatmirësisht për turqit, Schalke ka mundur 1-0 Lokomotivën e Moskës me një gol të Schopf në minutën e 91-të, që i ka siguruar Galatasaray-t vendin e tretë. Gjermanët, nga ana e tyre, e kanë siguruar kualifikimin në javën e parafundit të fazës me grupe të Champions League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here