Liverpool shopping në Serie A: 40 milionë paund për lojtarin që e shitën 1 milionë paund!

Sipas raportimeve, Liverpooli dëshiron rikthimin e yllit të Milanit, Suso në Anfield Road.

Suso rrjedh nga akademia e Liverpoolit, ndërsa me The Reds kishte luajtur 21 ndeshje në skuadrën e parë para se të transferohej te Milani për 1 milionë paund.

Mirëpo spanjolli po shkëlqen në Itali dhe është njëri nga lojtarët kyç te Milani.

Suso ka shënuar 4 gola dhe 8 asistime në 15 ndeshje të luajtura në Serie A.

Te Liverpooli është ndezur alarmi pas paraqitjeve të mira dhe kanë përgatitur ofertën prej 40 milionë stërlinave.

Mirëpo vështirë të besohet se Milani do ta lejojë largimin e njërit prej lojtarëve më të mirë në skuadër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here