VIDEO: Manchester City gati t’ia plotësojë dëshirën Guardiolës prej 150 miliona eurove

Kryesia e Manchester Cityt është e gatshme tia plotësojë dëshirën e madhe Pep Guardiolës.

Guardiola për një kohë të gjatë dëshironte transferimin e Frenkie de Jong, por duket se holandezi do të transferohet te PSG.

Për këtë shkak kryesia e Cityt është fokusuar kah mesfushori i Atletico de Madrid, Saul Niguez.

Klauzola e Niguez është 150 milionë euro dhe Qytetarët janë të gatshëm ta aktivizojnë klauzolën e spanjollit.

City ka probleme me lëndimet në mesfushë dhe Guardiola nuk ka zgjidhje tjetër përveç se transferimit të Saul Niguez.

Megjithatë ende nuk ka informacione se a dëshiron Niguez të largohet nga Atletico e Madridit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here