Eleminimi me pasoja: Inter humbet Icardin, Reali gati për transferimin e argjentinasit

Pas disa muajve pushim zërat për të ardhmen e Mauro Icardit janë rikthyer prapë dhe normalisht me te ardhmen e argjentinasit shfaqet si mundësi edhe Real Madridi.

Sipas Diario AS, eliminimi i Interit nga Liga e Kampionëve të martën mbrëma ka bërë që Los Blancos të kthejnë edhe një herë sytë nga 25-vjeçari.

Argjentinasi ka një klauzolë 110 milionë euro dhe duke parë kualitetet e tij Reali pritet të tregojë gatishmëri për ta paguar gjatë afatit kalimtar të verës.

Lojtari tash e disa kohë ka theksuar faktin se dëshiron të jetë pjesë e Interit, por eliminimi nga LK mund t’i ketë ndryshuar paksa mendjen.

Icardi ka shënuar 12 gola këtë sezon, përfshirë katër golat në garën më të madhe për klube, për të cilin ishte sezoni i parë.

Në të kaluarën Mauro ishte pjesë e të rinjve të Barcelonës, pastaj kaloi te Sampdoria në Serie A.

Ky është sezoni i gjashtë i tij te Interi, në 200 paraqitje ka shënuar 119 gola

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here