‘Tronditet’ Interi, largohet Icardi

FC Inter's Mauro Icardi reacts during Italian Serie A soccer match between FC Inter and Empoli at Giuseppe Meazza stadium in Milan, 31 May 2015. ANSA/ANDREOLI

Skuadra italiane Inter, nuk ka arritur të sigurojë kalimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, pas barazimit 1:1 kundër PSV në ‘San Siro’.

Zhgënjimi për eliminimin nga Liga e Kampionëve mund të bëhet edhe më i madh për Interin.

‘Zikaltërit’ tani rrezikojnë seriozisht të humbasin edhe yllin e skuadrës, Mauro Icardi.

Media spanjolle ‘AS’ shkruan se eliminimi i Interit mund të rihap çështjen ‘Mauro Icardi – Real Madrid’.

25 vjeçari jo pak herë ka qenë pjesë e lajmeve për një transferim të mundshëm te Real Madrid, por kishte qëndruar te Inter, për të rikthyer skuadrën italiane në Ligën e Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here