Barcelona ka gjetur zëvendësuesin e Alba-s në Francë

Sipas raportimeve të El Mundo Deportivo, Barcelona është duke monitoruar mbrojtësin e Lyionit, Ferland Mendy.

23-vjeçari ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2020 dhe çmimi i tij në treg është rreth 15 milionë euro.

Presidenti i Lyonit ka mohuar interesimin e Barcelonës, por e përditshmja Katalanase bën të ditur se Barcelona e sheh atë si zëvendësuesin e Jordi Alba-s.

Alba mund të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit, ndërsa skuadrat e interesuara për spanjollin janë Juventus dhe Manchester United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here