E BUJSHME: Gattuso jep dritën jeshile për transferimin e yllit gjerman

Gennaro Gattuso ka dhënë dritën jeshile për tranferimin e yllit të Borussia Dortmund, Julian Weigl.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane Calciomercato.

Mesfushori gjerman është njëri nga lojtarët me perspektivë të madhe dhe interesim për 23-vjeçarin ka shfaqur Roma dhe Manchester City.

Pep Guardiola e admiron gjermanin dhe e cilëson atë si njërin nga mesfushorët më të talentuar në evropë.

Mirëpo që nga largimi i Tuchel, Weigl nuk po luan shumë minuta te Dortmundi dhe është i gatshëm për sfida të reja.

Milani po kërkon përforcime në mesfushë dhe Weigl shihet si goditja e parë për merkaton e janarit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here