Pjaca drejt rikthimit te Juventusi, kroati nuk po bind te Fiorentina

Në shtëpinë e Fiorentinës vazhdon të diskutohet gjendja jo e mirë e që po kalon Marko Pjaca me fanellën vjollcë.

I transferuar në Firence në formë huazimi për 2 milionë uuro me të drejtë blerjeje për 20 milionë euro nga Juventusi, futbollisti nuk ka arritur të bindë drejtuesit e klubit që ta blejnë përfundimisht kartonin e tij nga bardhezinjtë.

Gjithsesi, 23-vjeçari ka edhe 4 javë kohë për të ndryshuar mendjen e drejtuesve vjollcë dhe për të përcaktuar të ardhmen e tij, në të kundërt kroati do të rikthehet te Juventusi që në janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here