REVOLUCION TE BAYERNI: Bavarezët hapin kapitullin e ri duke transferuar 5 yje!

Pas 14 ndeshjeve, Bayern është i treti në Gjermani.

Në shikim të parë, asgjë alarmante, por ka nëntë pikë më pak se lideri Borussia Dortmund.

Bavarezët janë duke kaluar nëpër sezonin më të keq në tetë vitet e fundit dhe mediat gjermane kanë nis të shkruajnë rreth transferimeve të reja të klubit.

Shumë do të thonë se arsyeja kryesore për krizën e Rekordmeister është fakti se gjiganti bavarez nuk e ka rifreskuar skuadrën.

Disa lojtarë do të largohen nga kampionët gjermanë në fund të sezonit, duke përfshirë Arjen Robben dhe Franck Ribery. Revista gjermane Kicker zbuloi emrat e pesë lojtarëve që janë kandidatë për të qenë nën urdhrat e trajnerit, Niko Kovac.

Luka Jovic (Eintracht), Christian Pulisic (Borussia Dortmund), Timo Werner (RB Leipzig), Nabil Fekir (Lyon) dhe Thorgan Hazard (M’gladbach) janë lojtarët me të cilët thuhet se kanë nisur negociatat Bayerni.

Pos sulmuesve, gjermanët dëshirojnë të forcojnë edhe mbrojtjen e tyre, rrjedhimisht, rikonstruksioni i plotë i ekipit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here