Arsenal dhe Chelsea futen në garë për mesfushorin spanjoll

Denis Suarez pritet të largohet nga Barcelona dhe destinacioni i ardhshëm mendohet të jetë Liga Premier.

Një lëvizje në kampionatin anglez ka gjasa të bëhet reale për mesfushorin e Barcelonës, Denis Suarez.

Sipas gazetës spanjolle Marca, ish-lojtari i Manchester Cityt dëshiron të largohet nga Barça muajin e ardhshëm me hapjen e afatit kalimtar të janarit.

Largimi i tij pritet të vjen pas rritjes së frustrimit me mungesën e mundësive për të luajtur këtë sezon.

Trajneri Ernesto Valverde dhe bordi janë të përgatitur që të lejojnë Suarezin të largohet – përderisa vjen oferta e duhur.

Për momentin, Arsenali dhe Chelsea janë favoritë për të transferuar mesfushorin, me bisedimet e mbajtura midis të gjitha palëve në ditët e fundit.

Edhe pse ekipet e tjera janë në kontakt, Denis Suarez thuhet se edhe vet favorizon dy klubet e Londrës.

Barça mendohet se janë të gatshëm të shesin për një çmim prej 15 milionë eurosh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here