Ish trajneri i Real Madridit merr drejtimin e Romës

Ish trajneri i Real Madridit dhe i Spanjës, Julen Lopetegui, i është bashkuar listës së mundshme të trajnerëve që mund të zëvendësojnë Eusebio di Franceso te Roma.

Sipas ‘Il Tempo’, Roma po konsideron mundësinë e shkarkimit të Di Franceso, pozita e të cilit është e pasigurt pas rezultateve të dobëta në Serie A dhe me humbjen e fundit në Ligën e Kampionëve nga Viktoria Plzen.

Gazeta shpjegon se emri i ri që i është shtuar listës së Romës është emri i trajnerit spanjoll, Julen Lopetegui.

52 vjeçari së fundi drejtoi Real Madridin, por u shkarkua pas startit të dobët në La Liga këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here