Marotta nis revolucionin te Interi – Tre emra të mëdhenj transferohen në Meazza

Giuseppe Marotta dje edhe zyrtarisht u bë CEO i Interit dhe italiani që tani po përgatit revolucionin e ri te Neroaxurët.

Sipas raportimeve, fillimisht do të shkarkohet Luciano Spalletti. Pas eleminimit nga Liga e Kampionëve, e ardhmja e italianit në stolin e Interit është në pikëpyetje. Marotta dëshiron që ta sjellë një emër të madh në stolin e Interit dhe në listën e dëshirave të tij është Antonio Conte dhe Diego Simeone.

Marotta gjithashtu po punon në transferimin e dy talentëve italian, Federico Chiesa dhe Nicolo Barella. Çmimi i të dy futbollistëve është 50-60 milionë euro për momentin.

Gjithashtu klubi dëshiron transferimin e një ylli të madh dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Luka Modric. Në rast se kroati nuk transferohet te Interi, atëherë Sergej Milinkovic Savic shihet si opcioni ideal.

Interi dëshiron që sezonin e ardhshëm t’i jep fund dominimit të Juventusit në Itali.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here