Bardhit iu deshtën vetëm një vit e gjysmë për ta arritur Neymarin, Pirlon, Mata-n, James dhe Sanchez

Statisticentët evropian kanë bërë një rang listë me ekzekutuesit më të mirë të gjuajtjeve të lira, të cilët luajnë në pesë ligat më të forta.

Statistika bazohet në golat e shënuar nga goditjet e lira në pesë vitet e fundit.

Normalisht në vendin e parë gjendet Lionel Messi, i cili ka shënuar 19 gola nga goditjet e lira në 5 sezonet e fundit.

Messi është më i miri, por në top 10 ka hyrë edhe ylli i Levantes, Enis Bardhi.

Bardhi u transferua në La Liga para një viti e gjysmë për shifrën e 1,5 miliona eurove dhe menjëherë e dëshmoi se është një snajper. Bardhi ka shënuar 6 gola nga gjuajtjet e lira për 18 muaj dhe mban rekodrin e 2 golave më të shpejtë të shënuar nga gjuajtja e lirë (2 gola ndaj Athletico Bilbaos në 123 sekonda).

Bardhi që tani është nën shoqërinë e yjeve si Neymar, James, Mata, Sanchez dhe Pirlo.

Të gjithë këta lojtarë kanë nga 5 vite që luajnë në ligat më të forta, ndërsa Bardhi vetën 1 vit e gjysmë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here