City shënjestron yllin e Anglisë

“Citizens” kanë përgatitur rreth 55 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit anglez, Ben Chilwell, shkruan “Mirror”.

Kujtojmë se për Benjamin Mendy është sezoni i dytë radhazi ky që lojtari nuk mund t’i ndihmojë skuadrës së tij në rrugëtimin e gjatë për titullin e kampionit.

Francezi po vuan jashtëzakonisht shumë nga lëndimet e njëpasnjëshme.

Kjo ka nxitur drejtuesit e Manchester City që në janar, si synim parësor ta kenë mbrojtësin e Leicester Chilwell.

21 vjeçari, dy muaj më parë ka nënshkruar një kontratë të re me Leicester, deri në vitin 2024.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here