Barcelona do të jetë mysafir i Levantes në xhiron e 16-të në La Liga.
Nga minuta e parë për vendasit luan mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ndërsa për mysafirët Lionel Messi.
Formacioni zyrtar i Levantes: Oier; Rober Pier, Cabaco, Postigo; Jason, Bardhi, Campaña, Tono; Rochina, Boateng, Morales.
Formacioni zyrtar i Barcelonës: Ter Stegen; Vermaelen, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Vidal, Busquets, Rakitic; Messi, Luis Suárez, Dembele.
Barcelona renditet në vendin e parë me 31 pikë, kurse Levante në vendin e tetë me 22 pikë.
Kujtojmë se ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave ishte dramatike, ‘Lakuriqët’ fituan me rezultat 5-4.
Bardhi në ndeshjen e lartpërmendur kishte shënuar dy gola.