Messi do të rikthehet tek kombëtarja e Argjentinës

Ylli i Barcelonës thuhet t’i ketë shprehur dëshirën Federatës së Argjentinës për tu rikthyer në kombëtare.

Sipas “TN”, Messi dëshiron që të rikthehet tek Argjentina para Kupës së Amerikës, që do të mbahet në vitin 2019 në Brazil.

Mësohet se Messi ka shfrytëzuar finalen e Copa Libertadores që u mbajt në Spanjë, për tu takuar me krerët e Federatës argjentinase.

Ylli i Barcelonës u ka bërë të ditur se është i gatshëm të rikthehet atëherë kur trajneri ka nevojë dhe e fton atë.

Kujtojmë se paraqitja e fundit e Leo-s me kombëtaren e tij ishte në Kampionatin Botëror.

Ai nuk është paraqitur në asnjë prej miqësore që Argjentina ka zhvilluar së fundmi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here