Milik me një mjeshtëri nga gjuajtja e lirë i sjell fitoren Napolit në Sardinia (VIDEO)

Eliminimi në Champions mund të sillte pasoja dhe deri në kohën shtesë të ndeshjes Cagliari-Napoli, axurrët e Ancelottit ende nuk po zhbllokonin rezultatin, por mendoi sulmuesi polak Milik që të bënte fenomenin.

Pasi u ndal nga tranversa, ai vendosi që të merrte përsipër një goditje dënimi, duke shënuar një gol të bukur. Topi mbi barrikadë dhe portieri Cragno që nuk arriti dot.

Napoli fitoi 1-0, ndërsa Hysaj nuk u aktivizua aspak nga Ancelotti. Një tjetër shenjë se ndoshta divorci do të vijë që në janar. Ashtu si Albasport ka shkruar kohë më parë, Napoli ka vendosur: shkodrani do të shitet, sepse nuk është më titullar fiks.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here