Legjenda Mateus, i sigurt: Borusia kampione! Askush nuk mund t’i ndalë në Gjermani

Eksperti i “Skysport”, Lotar Matues, men don se titulli kampion në Bundesligë nuk do të shkojë në Mynih në fund të sezonit. Në sektorin ku janë vendosur tifozët ultras të Borusias së Dortmundit po dëgjohen kore të tipit: “Kush do të shpallet kampione në fund? Borusia”.

Por, tifozët nuk janë të vetmit që i shikojnë lojtarët e tyre si kampionë të Gjermanisë, i këtij mendimi është edhe Lotar Mateus. Një ish-lojtar dhe kapiten i skuadrës së Bajernit.

“Jam i sigurt, Dortmundi do të shpallet kampion!”. Favre ka gjetur zgjidhjen Mateus thekson se lojtarët e Borusias meritojnë respekt për lojën që po tregojnë këto ndeshjet e fazës së parë. Ai shprehet se skuadra e Lusien Favres po tregon një stabilitet të madh.

“Lojtarët kanë fituar besim në lojën e tyre dhe po shfaqin një siguri të madhe. E vetmja arsye që Dortmundi do të dështojë, do të jetë nëse në skuadër do të ketë dëmtime të gjata të lojtarëve kyç. Nuk e di sesi Favre do të dijë të zgjidhë një situatë të tillë”, u shpreh 57-vjeçari.

KAMPIONATI MBETET ENDE I HAPUR

Sigurisht që Bajerni nuk mund të quhet plotësisht i ndalur nga lufta për titull. Kjo duke parë edhe ecurinë e skuadrës bavareze në ndeshjet e fundit. Trajneri Niko Kovaç duket se ia ka dalë të paktën për momentin të vërë në shina lojtarët e tij me tri fitore radhazi.

Bavarezët i kanë shpallur luftë skuadrës verdhezi fill pas ndeshjes së humbur 3-2 në “Signal Iduna Park” para një muaji. Ndeshja e radhës për skuadrën e Borusias do të jetë në transfertë përballë skuadrës së Dyseldorfit. Një skuadër që ka ardhur nga Bundesliga e dytë. Ndërkohë, Bajerni do të presë në “Allianz Arena” skuadrën e Laipcigut, që renditet në vendin e katërt me dy pikë më pak se bavarezët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here