Shnajder injoron “Topin e Artë”: Champions-i më i rëndësishëm

Një nga simbolet e Interit të 2010-ës, ku u ngjit në çatinë e botës duke fituar gjithçka (nga kampionati, te Champions-i dhe Botërori i Klubeve), ka folur sërish për “Topin e Artë” të fituar këtë vit nga Luka Modriç.

Një çmim që, në 2010-ën, shumëkush do ia kishte dhënë ish-mesfushorit zikaltër, Uezli Shnajer, protagonist edhe në Kupën e Botës me Holandën, turne ku u shpall kryegolashënues: “Jam i lumtur për Lukën, pata edhe unë mundësinë ta fitoja: nuk ia arrita, por kam fituar Ligën e Kampioneve dhe kjo, personalisht, pati një vlerë më të madhe”.

Një koment edhe për Zhoze Murinjon, trajner i Interit në vitin në fjalë: “Do i zgjidhë ai problemet e Junajtidit. Me siguri ka menduar për diçka, i nevojitet vetëm koha dhe materialet e duhura”.

Dhe për Botërorin “Katar 2022”, ku do jetë ambasador: “Është një vend i mrekullueshëm (shënim: aktualisht holandezi është pjesë e klubit Al-Gharafa në ligën superiore të Katarit: i njeh mjaft mirë Emiratet), si asnjë tjetër: do jenë gati për kompeticionin”, përfundoi Shnajder.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here