Barcelona nxjerr në shitje yllin e saj, 65 milionë euro për shërbimet e brazilianit

Aventura e Malcom te Barcelona duket se ka arritur në fund. Lojtari brazilian, i cili iu hoq nga duart Roma-s në momentin e fundit verën e kaluar, nuk ka bindur asnjëherë trajnerin Valverde.

Mesfushori sulmues i katalanasave pëlqehet nga disa klube, por duket se oferta më e rëndësishme për të ka ardhur nga Kina dhe është një ofertë e çmendur.

Sipas The Sun, në fakt, skuadra e Guangzhou Evergrande ka bërë gati 65 milionë euro për dështimin e Barcelona-s.

Skuadra kineze ka peshkuar në Katalonjë edhe verën e kaluar, me Paulinho-n që është transferuar atje me formulën e huazimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here